AKTUALITET, 28 Janar 2024, 12:27

Situata me Fruthin/ Mjeku epidemiolog: Deri tani nuk kemi asnjë rast, prindërit të vaksinojnë fëmijët

Situata me Fruthin/ Mjeku epidemiolog: Deri tani nuk kemi asnjë rast,

Në Vlorë nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar me fruth. Shefi epidemiologjisë, Agron Bashllari thotë se në këtë drejtim ka ndikuar vaksinimi i popullsisë, pasi fruthi është një virozë që prek vetëm personat e pavaksinuar.

Fruthi konsiderohet virozë e rrezikshme pasi një person i infektuar me të, mund të infektojë 20 apo 30 persona të tjerë. Epidemiologu rendit disa nga shenjat e para që paraqet fruthi, si dhe mënyrat për të parandaluar në kohë.

Një thirrje mjeku epidemiolog e ka për ata prindër që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët ose vonojnë procesin e vaksinimit në kohë.

Fruthi është kthyer ne shqetësim në rang vendi. Është një virozë që vjen nga rrugët respiratore me një përqindje të lartë shpërndarjeje në popullatë, por edhe simptoma të cilat rrezikojnë seriozisht shëndetin e njeriut./Balkan Web