TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një protestë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Banorët e zonës prej dy orësh kanë bllokuar aksin rrugor.
Me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë që rrethi i Krujës i cili anashkalohet nga autostrada e re Thumanë-Kashar të kenë akses në këtë autostradë pasi është e patolerueshme që të anashkalohet ky rreth i një rëndësie të veçantë.
Janë rreth 1000 biznese që ushtrojnë aktivitetin në këtë aks të cilët rrezikojnë falimentin me hyrjen në funksion të autostradës së re.