AKTUALITET, 28 Janar 2024, 10:48

U kapën me mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës jep masat e sigurisë për dy të dyshuarit

U kapën me mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës jep masat e

Gjykata e Lezhës ka caktuar masat e arrestit me burg për dy personat, të cilat u kapen me mina me telekomandë.

Sipas gjykatës, 28-vjeçari me iniciale M.Gj., banues në Qafë Unazë të Rubikut dhe 45-vjeçari I.Gj., banues në Lezhë do të hetohen nga qelia.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”

Dy personat u vunë në pranga dy ditë më parë, pasi gjatë kontrolleve 45-vjeçarit  i janë sekuestruar tre mina me telekomandë për shpërthim në distancë, të cilat shtetasi I.Gj., i kishte fshehur në trup.

“Në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar I. Gj., i cili mund të transportonte minat me telekomandë dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta ndaluar. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë, dhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale, për kryerjen e krimeve kundër personit”, tha policia dy ditë më parë.