AKTUALITET, 22 Shtator 2025, 15:38

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset 37-vjeçari, ngrihen postblloqe në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Uniformat blu bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbeturi plagosur në këmbë një 37-vjeçar me emrin, Skerdi Mehmetaj, i cili është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.

“Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

Në të gjitha hyrje-daljet në Vlorë janë ngritur postblloqe, për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi: 

Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.