TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria do të presë deri në 21,6 milionë pasagjerë nga ajri deri në vitin 2040.Projeksionet janë bërë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Ndërkombëtar.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tha se aeroportet ndërkombëtare të Tiranës, Vlorës, Kukësit, dhe së shpejti edhe ai i Gjirokastrës, janë duke e vendosur Shqipërinë në pozita të reja si asnjëherë më parë në hartën e turizmit dhe lidhjeve ndërkombëtare.
Numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes Aeroportit të Rinasit, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti shënoi rritje me 9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në më shumë se 7,8 milionë pasagjerë.