AKTUALITET, 2 Maj 2025, 11:44

Vokshi, nga SPAK: PS po keqpërdor administratën publike. Kushdo që përfshihet në krime zgjedhore duke bërë patronazhim do të përballet me drejtësinë

Vokshi, nga SPAK: PS po keqpërdor administratën publike. Kushdo

Albana Vokshi, kandidate për deputet nën siglën e PD-së, është paraqitur sot në SPAK si palë kallëzuese për krimet zgjedhore, për të dhënë informacione shtesë lidhur me denoncimet e bëra.

Nga SPAK, Vokshi akuzoi palën kundërshtare, PS-në, se ka keqpërdorur admimistratën publike për zgjedhje, ndërsa u bëri thirrje nëpunësve të mos bëjnë pjesë në krime elektorale.

“Çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë”, tha Vokshi.

Vokshi: Me keqpërdorimin e administratës publike, PS dhe Edi Rama vazhdojnë me shkelje të përditshme. I bëjmë thirrje çdo nëpunësi të administratë publike, çdo mësuesi, të mos bëjë pjesë në krime zgjedhore. Të largohen nga sistemi i patronazhimit.

Çdokush që bën krime zgjedhore, do të përballen me drejtësinë. Çdo kush që bën detyrën e nëpunësit civil, do të mbështetet nga qeveria e PD.

Kushdo që përfshihet në krime zgjedhore duke bërë patronazhimit, duke dhënë shërbime që ua garanton ligji, kundrejt votës, do të përballet me drejtësinë herët a vonë.

Unë u thirra për të dhënë informacione shtesë si pala kallëzues për të dhënë informacione shtesë.