TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e zv. presidentit të SHBA, J.D. Vance përmes një postimi në "Facebook", në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Në mesazhin e Vance theksohet se demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi, teksa shton se nuk ka vend për pengesa, ose i përmbahesh këtij parimi ose jo.
“Demokracia qëndron mbi parimin e shenjtë se zëri i njerëzve ka rëndësi. Nuk ka vend për pengesa. Ose i përmbahesh këtij parimi, ose jo."- Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance", shkruhet në mesazhin e Vance të shpërndarë nga ambasada.