TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 65-vjeçar nga fshati Mezhgoran i Tepelenës është shpallur i humbur, ndërsa Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Sipas njoftimit zyrtar, më datë 3 shkurt 2026, në Komisariatin e Policisë Tepelenë ka kallëzuar shtetasi A. D., banues në fshatin Mezhgoran, i cili ka deklaruar se po atë ditë është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi Ylli Dine, 65 vjeç.
Familjarët kanë bërë me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ruajtur bagëtitë, por më pas kanë humbur kontaktet me të. Ata shprehen se nuk kanë informacion nëse ai ka pësuar ndonjë problem shëndetësor apo nëse mund të jetë marrë nga rrjedha e lumit në zonë.