TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Tiranës shpalli fajtor sot (4 shkurt) dhe dënoi autorin e akuzuar për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja një vit më parë.
Pas pretencës së Prokurorisë dhe konkluzioneve të palës mbrojtëse, u shpall vendimi i dënimit me 24 vite burgim për Ilir Beqaraj.
Vrasja ndodhi më 15 mars 2024. Beqaraj akuzohet se ka pasur rolin e ndihmësit në atentatin ndaj Bejtjas në banesën e tij, në zonën e Fushë-Krujës.
Bejtja cilësohej si një lidhje e vjetër dhe e re e grupeve të forta të zonës, kryesisht me atë të “mbretit të kumarit”, biznesmenit Ervis Martinaj, i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 pa gjurmë.
Bejtja i kishte shpëtuar disa atentateve radhazi, ndërkohë që akuzohej e dyshohej edhe për pjesëmarrje në vrasje.
Në momentin e ekzekutimit nga Flodian Plaku, i njohur ehe si “Pole Qorri”, i ndjeri ishte duke ujitur perimet në banesën e tij ku ishte kthyer në fshehtësi.
Pretenca e Prokurorisë së Tiranës
Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 23 vite burg gjatë pretencës për Beqarajn, një prej autorëve të dyshuar për ekzekutimin e ish-policit Gentian Bejtja.
Organi i akuzës kërkoi shpalljen fajtor të tij për 3 vepra penale, ‘vrasje me paramendim’ ‘mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘falsifikimi apo përdorimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave të falsifikuara’.
Nga hetimet e nisura që prej vitit 2024, organi i akuzës ka konkluduar se Beqaraj ka vëzhguar disa herë banesën e Bejtjas, deri ditën kur autorët e dyshuar, njëri prej tyre edhe Flodian Plaku, qëlluan me breshëri plumbash më drejtim të tij 1 vit e gjysmë më parë.
Prokuroria e Tiranës thotë se këtë fakt e ka vërtetuar edhe përmes lëvizjeve që tregohen nga GPS-si i makinës me të cilën ka lëvizur ai, mjet të cilin e ka marrë me qira.
Prova të tjera që kanë zbuluar Beqarjan dhe Flodian Plakun, i njohur ndryshe edhe si ‘Pole Qorri’, kanë qenë profilet e ADN-së të gjetura në mjetin që kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.