TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-gjyqtarja dhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj kërkon të bëhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ajo është një nga aplikantët për tre emrat që do të votojë Kuvendi në këtë institucion.
Në Komisionin e Ekonomisë, Zaçaj tha se ka pasur privilegjin që të jetë kryetare e Gjykatës Kushtetuese dhe se ëndrra e saj si juriste është plotësuar, por nënvizoi se ka dashur që shërbejë edhe në majën e sistemit financiar dhe bankar, që sipas saj është Banka e Shqipërisë.
Zaçaj shtoi se roli i Bankës së Shqipërisë është shumë i rëndësishëm në fushën e në fushën e rregullimit të tregut.
"Së pari të jesh kryetar i Gjykatës Kushtetuese është një privilegj i rrallë, dhe një plotësim ëndrre i çdo juristi, besoj që me shkollën, por dhe një përgjegjësi e madhe.Kam pasur gjithmonë dy linja, me të cilat kam punuar shumë fort. Kanë qenë të drejtat e njeriut, me të cilat kam dhënë mësim në institucione, kam punuar si aktiviste, ka qenë një, pra ka qenë një shtyllë e karrierës time dhe e profesionit tim. Dhe pjesa tjetër ka qenë sigurisht ajo që unë përmenda, investimi në fushën e së drejtës financiare dhe bankare. Kështu që mendova që mundësia për të realizuar edhe këtë shtyllë tjetër të karrierës sime profesionale, pra për të shërbyer në majën e sistemit financiar dhe bankar që është Banka e Shqipërisë. Por përveç kësaj mendoj që Banka e Shqipërisë është një nga institucionet më e rëndësishme, që impakton jetën e vendit. Kështu që ashtu siç Gjykata Kushtetuese patjetër mbetet në piramidën, mbajtjes në kënd të shtetit të së drejtës dhe balancimit të pushteteve, po kështu roli i Bankës së Shqipërisë është shumë i rëndësishëm në fushën e në fushën e rregullimit të tregut.", theksoi ajo.
Ndër të tjera, Zaçaj deklaroi se ka drejtuar Gjykatën Kushtetuese për 3 vjet mes presionit politik dhe se ka bërë atë që ka menduar se është më e drejta.
"Kam drejtuar 3 vite Gjykatën Kushtetuese mes presionit politik, por kam bindjen që edhe vendimet e papëlqyeshme kanë qenë më të mirat. Fatin që të them që vij nga një trevjeçar ku kemi pasur presion politik, vij e përgatitur për faktin që presioni politik, i cili nuk vjen i drejtpërdrejtë, por vjen nëpërmjet medias, në mënyrën sesi ngrihet çështja, sesi veprohet në realitetin shqiptar. Kështu që vij e përgatitur dhe nuk më bën përshtypje. Madje jam e bindur që dhe nëse do të zgjidhem si anëtare, do të jetë presioni politik. Vendimet për politikën monetare që merr Banka e Shqipërisë, janë vendime autonome, të pavarura. Kam tre vjet që kam funksionuar në Gjykatën Kushtetuese, brenda e jashtë personit politik që 'është ngritur shpeshherë fort, ndonjëherë i fshehur, e kam ngritur dhe si çështje, në të gjitha fjalët që unë kam mbajtur, një nga gjërat që unë kam mbajtur.
Një nga gjërat për të cilat kanë folur, ka qenë fenomeni i gjyqësorizimit të politikës, pasi e gjithë politika po një kohë të caktuar u transpozua në Gjykatën Kushtetuese për të pasur një kauzë dhe për të pasur si diskurs gjykatën dhe jo parlamentin në atë kohë. Pra, kam ditur të navigoj dhe të funksionoj në një ambient shumë të mbarësuar me presion politik, më duket që kam bërë punën e mirë edhe në ato vendime që janë të papëlqyeshme, ligji dhe kushtetuta të garanton bindjen e brendshme të gjyqtarit për atë pjesë. Kështu që, kam bërë atë që kam menduar se është më e drejtë, më e mirë.", tha Zaçaj.