TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë nga selia blu ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese, e cila, sipas tij, nuk po merr një vendim për Belinda Ballukun, për shkak të urdhrave që kanë marrë nga Edi Rama.
"Dita e djeshme faktoi se GJK është strofulla e fundit e hajdutëve tuaj. Në një akt ekstrem poshtërimi, ata të cilët Kushtetuta i përcakton si garantë të saj, po faktojnë para syve tua se janë strofulla e fundit e narkoshtetit.
Ata zotërinj e zonja, jo të gjithë sigurisht, dëshmojnë se janë të gatshëm të shkelmojnë ligjin Kushtetutën dhe moralin, vetëm për të zbatuar përulësisht urdhrat e Ramës." - u shpreh Berisha.
Gjatë konferencës për gazetarët, ai nënvizoi se gjyqtarët që janë njerëz me shkollë dhe të lexuar, po sillen në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë dhe po mbrojnë pandëshkueshmërinë dhe hajdutët.
“Ata të Gjykatës Kushtetuese, mender Gjykatë, turp Gjykatë. Ata janë me shkollë, ata janë njerëz që kanë lexuar dhe lexojnë. Ata duhet të mbrojnë interesat tuaja. Po pse sillen kështu, sepse ashtu është kryeministri i vendit. Ndaj ju jeni shpresa e fundit e këtij vendi, ndaj të vazhdojmë me vendosmëri absolute, deri në legjitimitetin e moralit, dinjitetit dhe integritetit të shqiptarëve dhe Shqipërisë”, tha ai mes të tjerash.
Më tej cilësoi se protesta e 10 shkurtit bëhet edhe për të goditur këtë drejtësi të kapur, që mbron pandëshkueshmërinë dhe abuzuesit me paratë e shqiptarëve.
“Janë qytetarë të përgjegjshëm që duan të përballen me këtë shtet të degraduar dhe degjeneruar në shkallë ekstreme. Si mundet që një gjykatës Kushtetues të mos ndjejë përgjegjësi ligjore dhe të bëhet strofkulla e fundit e hajdutëve. Këtë betejë do ta fitojmë, do ta fitojmë. Morali i qytetarëve është qindra herë më i rëndësishëm sesa ata. E kam deklaruar dhe e deklaroj se kemi vetëm një objektiv, largimin e këtij armiku të egër”, tha lideri i opozitës.
Berisha theksoi se gjyqtarët e Kushtetueses janë të zgjedhur nga Rama.
“Janë të gjithë të Ramës, që të gjithë të emëruar nga ai. Një që ishte nga Meta e përzunë, e larguan”, vijoi kreu i opozitës.
Ai dha koment edhe për çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke deklaruar se piramida e pagave është përmbysur nga Rama ndër vite dhe tani ka diferenca të theksuara.
“Kurse për çështjen e pagave jam deklaruar dhe e them se është ekskluzive e ekzekutivit, qeverisë. Ka piramidë të pagave. tani piramida është përmbysur, hajde gjeje ti tani. Prokurori i Përgjithshëm merr gjysmën e rrogës së atij të SPAK. Ndaj ata kanë të drejtë, piramida është përmbysur nga Rama. Rrugat nisin nga Presidenti dhe poshtë, por këta i ndryshuan dhe shikoni diferencat, piramida u përmbys”, tha ai.
Fjala e Sali Berishës në konferencë:
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, dita e djeshme faktoi para secilit prej jush, para të gjithë shqiptarëve, para komunitetit ndërkombëtar dhe mbarë botës se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është strofulla e fundit e hajdutëve tuaj.
Në një akt ekstrem vetëposhtërimi, ata të cilët Kushtetuta i përcakton si garantë të saj dhe i ka vendosur në piedestalin më të lartë të piramidës së pushtetit gjyqësor, ata po faktojnë para syve tuaj se janë strofulla e fundit e hajdutëve të narkoshtetit.
Ata zotërinj dhe zonja, natyrisht jo të gjithë, se këtu nuk mund të mos vlerësoj qëndrime korrekte të ndonjërit prej tyre, dëshmojnë se janë të gatshëm jo të mbrojnë ligjin, Kushtetutën dhe interesat tuaja, por të shkelmojnë mbi ligjin, Kushtetutën dhe dinjitetin, moralin e vet.
Vetëm e vetëm për të zbatuar përulësisht, për të zbatuar në mënyrën më kriminale urdhrat e Edi Ramës.
Kësaj here nuk kam pyetur se cili apo cila kërkoi zgjatjen. Jo. Kjo ishte e treta herë.
Tre herë me radhë ajo gjykatë firmosi turpin e saj.
Ajo gjykatë dëshmoi se para ligjit, para interesit të një populli të tërë, para interesit të qindra mijëra fëmijëve shqiptarë, që sipas të gjitha statistikave nuk ushqehen dot si duhet, para interesit të miliona shqiptarëve që braktisin vendin e tyre sepse u shkatërrohen vendet e punës, para interesit të mijëra të sëmurëve që nuk marrin dot ilaçet e tyre sepse u vidhen paratë e ilaçeve nga zyrtarët që këta mbrojnë, por edhe para dinjitetit të vendit, këta janë turpi i vendit, turpi i kombit.
Këta e bëjnë Shqipërinë hore para gjithë botës me gjithë këto qëndrime.
Këta e bëjnë Shqipërinë një shtet hor, zuzar, që nuk ka as ligj dhe as Kushtetutë, dhe e bëjnë vetëm për interesa personale.
Kemi të bëjmë me një degradim të shkallës më të thellë që mund të ekzistojë.
Me ambiguitetin e tyre tregojnë se sa të pakarakter dhe të pafytyrë janë.
Se çfarë turp njerëzish përfaqësojnë.
Është tjetër kur ti haptas merr anë dhe i del përpara të të shohin fytyrën. Kurse këta të pafytyrë marrin peng institucionin kryesor të drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese.
Tjetri ngrihet si mi, një degjeneratë njerëzor si ai, nuk ka tjetër, dhe ikën nga takimi. Po ka turpe të tilla më të mëdha, sepse i nxirret dosja e Oltion Bistrit”.