AKTUALITET, 11 Maj 2022, 17:18

EMRI/ I shpallur në kërkim për vjedhje dhe mashtrim, arrestohet në Tiranë 34-vjeçari

EMRI/ I shpallur në kërkim për vjedhje dhe mashtrim, arrestohet

Redi Simo, 34-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim.

Blutë bëjnë me dije se ai është dënuar Gjykata e Korçës me 10 muaj burg për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”.

“Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Redi Simo, 34 vjeç, banues në Ersekë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”. 34-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.