AKTUALITET, 11 Maj 2022, 16:36

Vlorë/ Punimet në rrugë zbulojnë skeletin, gjenden eshtra në Pyllin e Sodës

Vlorë/ Punimet në rrugë zbulojnë skeletin, gjenden eshtra

Punimet për zgjerimin e një rruge në Pyllin e Sodës, në Vlorë, kanë nxjerrë në pah eshtrat e një njeriu. 

Eshtrat janë gjetur nga punonjësit e një firme që po kryen punime në atë zonë.

Menjëherë është lajmëruar policia që ka bërë rrethimin e zonës, ndërsa pritet që eshtrat të nisen për ekspertim drejt Tiranës.