AKTUALITET, 11 Maj 2022, 15:19

U qëllua me dorezë metalike në kokë, 39-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë te Trauma

U qëllua me dorezë metalike në kokë, 39-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku një 35-vjeçar ka qëlluar me dorezë metalike në kokë një person.

Policia bën me dije se, 39-vjeçari E.K. ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar në spitalin e Traumës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në lagjen “Sporti”, Gramsh, ka qëlluar me dorezë metalike, në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasin E. K., 39 vjeç, banues në Gramsh, i cili ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.