AKTUALITET, 11 Maj 2022, 16:10

“Shanset që Bullgaria të heqë veton janë zero”- Balla në Këshillin Kombëtar të Integrimit: Kjo është një çështje që nuk na takon ne, por…

“Shanset që Bullgaria të heqë veton janë zero”-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së dhe njëherësh bashkëkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit, Taulant Balla, u shpreh se shanset që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut janë zero.

Balla u shpreh se, është i vetëdijshëm sesa e vështirë është të zhbëhet një vendim që është miratuar me 100 për qind të votave.

Unë shpresoj tek ajo që tha kancelari gjerman dhe presidenti i Francës, për një qasje të re të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor.

Në këshillin e parë Kombëtar të Integrimit ti themi gjerat sic janë. Shanset që Bullgaria ta heqë veton janë pothuajse janë zero.

E dimë sa e vështirë është zhbësh një rezolutë në parlamentin bullgar që ka marrë 100% të votave për të bllokuar mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Unë mendoj se kjo është një çështje që nuk na takon”, tha Balla.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, Balla tha se Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë të përcaktuara nga Komisioni Europian.