AKTUALITET, 11 Maj 2022, 16:44

Shkatërrohet banda e “skifterëve” në Itali, mes tyre një shqiptar

Shkatërrohet banda e “skifterëve” në Itali, mes tyre

Policia italiane ka arrestuar gjashtë persona të cilët ishin hajdutë furgonash, vlera e të cilave shkonte deri në një milion euro.

Karabinierët e në Milano arritën që të vinin në pranga gjashtë “skifterët”, pesë italianë dhe një shqiptar, të cilët në harkun kohor të dy viteve kishin vjedhur 14 furgonë, vlera e të cilëve arrinte në një milion euro.

Të arrestuarit janë 29-58 vjeç. Gjatë hetimeve, në mars 2021, karabinierët kishin gjetur kaër furgona në një magazinë në Rosate, të gjithë të pa regjistruar, të vjedhura pak ditë më parë brenda një kompanie në Assago.