AKTUALITET, 11 Maj 2022, 17:15

U dyshua se ishin eshtra njerëzore, policia e Vlorës: Skeleti që u gjet në pyllin e Sodës i përket...

U dyshua se ishin eshtra njerëzore, policia e Vlorës: Skeleti që

Policia e Vlorës ka reaguar pas lajmit për gjetjen e disa eshtrave në pyllin e Sodës në Vlorë, të cilat u zbuluan nga disa punëtorë që po punonin për zgjerimin e rrugës.

Sapo janë njoftuar ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në vendngjarje, dhe kanë konstatuar se nuk bëhet fjalë për kocka njeriu.

Ndërkohë që mbetjet kockore do të dërgohen pranë Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për disa eshtra njeriu të gjetura në pyllin e Sodës, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor. Paraprakisht nga veprimet e para, dyshohet se mbetjet kockore nuk janë të natyrës njerëzore.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.