AKTUALITET, 12 Prill 2023, 12:56

Celibashi ndan fondet për vitin 2023: Ja sa para do të marrë PS, PD dhe PL, Berisha asnjë lek

Celibashi ndan fondet për vitin 2023: Ja sa para do të marrë PS,

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë publik sot projektvendimin për shpërndarjen e fondeve vjetore të Partive Politike.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se buxheti në total si ndihmë financiare është 345 milionë dhe kjo shumë do t’u ndahet partive të cilat përfitojnë nga ky projektligj për vitin 2023.

Pjesën më të madhe të “tortës” e ka marrë partia në pushtet, Partia Socialiste, e cila do të përfitojë 151 494 783 lekë ndërsa Partia Demokratike 106 402 261 lekë dhe Partia e Lirisë, përfiton 15 577 215 lekë. Partia Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha u la jashtë financimit shtetëror, pasi KQZ njeh si PD atë që ka vulën dhe logon e partisë.

Lista e plotë e partive që përfitojnë fonde:

PS – 151 494 783 lekë

PD – 106 402 261 lekë

PDIU – 9 753 658 lekë

PBDNJ– 8018647 lekë

PR – 11 488 669  lekë

PAA – 8018647 lekë

PLZHK –  8018647 lekë

Lëvizja Legalitetit – 8018647 lekë

PL- 15 577 215 lekë

PSD- 12 266 269 lekë

Nisma thurje – 6 283 636 lekë.