AKTUALITET, 12 Prill 2023, 13:13

Iu gjetën 8 pistoleta, GJKKO lë në burg Jetmir Kaloshin, dëshmia: Unë jam vetëm shofer

Iu gjetën 8 pistoleta, GJKKO lë në burg Jetmir Kaloshin,

Gjykata e Posaçme dhënë masën e sigurisë për Jetmir Kaloshin, të cilit iu gjetën 8 pistoleta 'Glock' në autobusin e tij.

Kaloshi është lënë në masën e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që në dëshminë e tij, para togave të zeza, ai ka deklaruar se nuk e dinte fare se çfarë kishte pakoja që do të dorëzonte. Po ashtu Kaloshi ka deklaruar se nuk posedon vizë në Britaninë e Madhe.

“Unë jam shofer, nuk kam lidhje fare me materialet. Do i dorëzoja në Itali dhe pastaj do të kthehesha. Nuk kam vizë për në Britaninë e Madhe” ka thënë ai.

Dy ditë më parë 8 pistoleta të tipit 'Glock' u kapën në një furgon me targa angleze në Durrës. Furgoni në portin e Durrësit u ndal për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë të kontrollit. Furgoni do të hipte në tragetin Durrës-Ankona.