AKTUALITET, 6 Tetor 2025, 17:30

Ekzekutimi i gjyqtarit me armë në sallën e gjyqit tek Apeli, reagon Prezenca e OSBE-së në Shqipëri: Sulm ndaj shtetit!

Ekzekutimi i gjyqtarit me armë në sallën e gjyqit tek Apeli,

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot vendin, ku një i ri vrau në sallën e gjyqit gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosi dy qytetarë.

REAGIMI

Jemi thellësisht të tronditur dhe të hidhëruar nga të shtënat me armë brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, që i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë.
I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe kolegëve të gjyqtarit Kalaja dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon me forcë këtë akt të dhunshëm. Sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Ndërsa rrethanat e plota të sulmit janë ende nën hetim, ne mirëpresim arrestimin e shpejtë të autorit të dyshuar dhe theksojmë rëndësinë e garantimit të vendosjes së drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë.
Prezenca solidarizohet me komunitetin gjyqësor të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë përpjekjet që forcojnë sigurinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor.