TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, ka pranuar autorësinë e krimit. Përveç gjyqtarit, i riu plagosi dhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtajn, persona me të cilët thuhet se ishte në proces gjyqësor për cështje pronësie.
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka sekuestruar armën që u qëllua për vdekje gjyqtari. Blutë gjithashtu theksojnë se autori i dyshuar Elvis Shkambi u kap menjëherë pas krimit. Në dëshminë e tij, autori pretendon se i është bërë padrejtësi në proces, pasi kishte humbur çështjen në shkallën e parë në Shkodër.
Ndërkohë, mbetet e paqartë se si i riu arriti që të futej brenda në sallën e gjyqit i armatosur, duke ngritur kështu alarmin për një dështim të masave të sigurisë në një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ruhet nga polici private dhe jo nga Policia e Shtetit.