AKTUALITET, 29 Qershor 2023, 20:23

Ekzekutimi i babë e bir nga Shkodra, dalin detaje të reja. Shkak dyshohet një konflikt për lëndë narkotike

Ekzekutimi i babë e bir nga Shkodra, dalin detaje të reja. Shkak

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e babë e bir në Dukagjin pasditen e kësaj të enjteje.

57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij 31-vjeçar Eduart Gurra nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit, u ekzekutuan me armë zjarri teksa kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër.

Gazetari Elton Qyno bën me dije se Gurra ka qenë polic i objekteve, ndërsa deri në këto momente dyshohet se shkak është bërë kultivimi i drogës. Kjo pasi e gjithë njësia administrative e Pultit në Dukagjin konsiderohet si zonë e kuqe e kultivimit të drogës.

Ndërkohë që as Gurra dhe as djali i tij nuk kanë pasur rekorde kriminale dhe as gjakmarrje. Deri më tani dyshohet se një person e ka bërë vrasjen, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e tij.