TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dukagjin, ku babë e bir, nga Shkodra, janë ekzekutuar më armë zjarri teksa kishin shkuar për të parë shtëpinë e tyre që ishte djegur një natë më parë.
Policia ka bërë me dije se rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra, 31 vjeç, banues në lagjen "Partizani", Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje. Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.