AKTUALITET, 29 Qershor 2023, 16:48

Aksidenti me një të vdekur në Sarandë, arrestohet shoferi i ‘Ford"-it që u përplas me motorin (EMRAT)

Aksidenti me një të vdekur në Sarandë, arrestohet shoferi i

Një ditë pas aksidentit me vdekje dje në Sarandë, policia ka arrestuar sot shoferin e mjetit që shkaktoi përplasjen me motorin. Ngjarja ndodhi dje në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë të Sarandës.

Policia ka arrestuar Taulant Bitën, drejtuesin e Ford-it”. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e motorit, 35-vjeçarin Marsel Kasi, i cili ndërroi jetë në vend.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin M. K., 42 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën.”, njofton policia.