AKTUALITET, 29 Qershor 2023, 14:53

“I rrezikohet jeta në qeli”/ GJKKO nuk bindet, caktohen ekspertë të rinj për vlerësimin e shëndetit të ish-kryebashkiakut Lefter Alla

“I rrezikohet jeta në qeli”/ GJKKO nuk bindet, caktohen

Gjykata e Posaçme ka caktuar një grup të ri ekspertësh për të vlerësuar gjendjen shëndetësore për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla, i cili kërkon një masë më të lehtë.

Ekspertët e parë që ndiqnin çështjen e përcaktuan gjendjen e Lefter Allës si të rëndë, duke theksuar se i rrezikohej jeta nga ky paraburgim. Ndërkohë ky akt nuk e bindi Prokurorinë dhe tashmë kërkesa e saj u pranua për ekspertë të tjerë.

Kujtojmë se Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.