AKTUALITET, 29 Qershor 2023, 18:44

Bie zjarr i madh në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, flakët po përhapen me shpejtësi

Bie zjarr i madh në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë,

 

Vendgrumbullimi i mbeturinave në qytetin e Vlorës është përfshirë këtë pasdite nga flakët.

Mësohet se zjarri është përhapur në gjithë zonën, ndërsa ende nuk dihet se cili është shkaku i rënies së flakëve.

Sakaq, mësohet se zjarrfikësit janë nisur drejt vendngjarjes për të shuar flakët dhe për të ndalur përhapjen e tyre.