AKTUALITET, 29 Qershor 2023, 18:02

FOTOT/ U ekzekutuan me armë pasi shkuan të shihnin shtëpinë e tyre të djegur, këta janë viktimat babë e bir

FOTOT/ U ekzekutuan me armë pasi shkuan të shihnin shtëpinë

Personat që shihni në foto janë babë e bir që u ekzekutuan në Dukagjin, nga persona ende të paidentifikuar, 57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra, rreth 31 vjeç. Eduardi mësohet se është baba i dy vajzave të mitura.

FOTOT/ U ekzekutuan me armë pasi shkuan të shihnin shtëpinëFOTOT/ U ekzekutuan me armë pasi shkuan të shihnin shtëpinë

Raportohet se një natë më parë, persona te paidentifikuar i kanë djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin.

Gjate ditës së sotme dy viktimat kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kanë qëlluar duke i lënë të vdekur ne vend. Policia vendore e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur ngjarja e rëndë.