AKTUALITET, 7 Tetor 2025, 10:50

Ekzekutimi Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, Komisionet Parlamentare mbajnë 1 minutë heshtje në nder të gjyqtarit të Apelit

Ekzekutimi Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, Komisionet

Në nisje të mbledhjes së përbashkët së Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, u mbajt një minutë heshtje në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra dje me armë zjarri në sallën e Gjykatës së Apelit.

“Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës është kambanë alarmi që ka të bëjë me sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Në emër të dy komisioneve, shumë prej nesh e kanë njohur Astrit Kalanë. Do ju ftoja të mbajmë një minutë heshtje në nderim të tij”, tha Ulsi Manja në nisje të punës së Komisioneve Parlamentare.