AKTUALITET, 12 Shtator 2025, 15:44

Eksporti i bllokuar godet Divjakën, specat mbeten në fushë

Eksporti i bllokuar godet Divjakën, specat mbeten në fushë

Fermerët në Divjakë nuk po vjelin prodhimin e specave këtë sezon. Perimet nuk merren nga pikat e grumbullimit. Eksporti është bllokuar pasi një ngarkesë me speca u bllokua pak ditë më parë në Slloveni.

Prodhuesit kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të zgjidhur këtë situatë. Ata thonë se janë këshilluar me ekspertët e bujqësisë për pesticidet që përdoren dhe shprehen se prodhimi është i sigurt.

Nga Divjaka eksportohen çdo vit mijëra ton speca që shkojnë kryesisht në vendet e Bashkimit Europian.