AKTUALITET, 12 Shtator 2025, 12:50

Debati/ Bardhi reagon pas bisedës së Ramës me Diellën: Ta pyesë për fondet e AKSHI-it, jo për opozitën. Pseudonimi i ...!

Debati/ Bardhi reagon pas bisedës së Ramës me Diellën: Ta

Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas bisedës së kryeministrit Edi Rama me Diellën, ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Diella.

Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat Diella është pseudonimi i ri i bashkëshortes së kryeministrit, ndërsa i kujton që duhet ta pyesë për fondet e AKSHI-it, jo për opozitën.

“Edi Rama paska komunikuar me “Diellën”, pseudonimi i ri i Linda Ramës, e cila për shkak të eksperiencës që ka me teknologjinë e informacionit, posaçërisht me tenderat e AKSHI-it, është shpallur Ministre virtuale. Mirë do ishte ta pyeste për fondet e AKSHI-it, se për opozitën ka kush përgjigjet!”, shkruan Bardhi.