AKTUALITET, 12 Shtator 2025, 12:40

Refuzimi/ U propozua nga Rama si kryetar Kuvendi, Berisha: PD nuk do ta votojë Niko Peleshin

Refuzimi/ U propozua nga Rama si kryetar Kuvendi, Berisha: PD nuk do ta

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do të votojë Niko Peleshin si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

Në një prononcim për mediat para nisjes së seancës së parë të legjislaturës së re, Berisha deklaroi se emri i propozuar nga kryeministri Rama në Asamblenë e PS, nuk konsiderohet i pranueshëm për opozitën.

Sali Berisha: Nuk do ta votojmë, nëse do të votosh Peleshin është njëlloj si të votosh bandën e tij në Korçë.