AKTUALITET, 12 Shtator 2025, 15:03

Balta deri në gju! Shiu përkeqëson gjendjen e aksit rrugor Ura e Matit-Rrëshen

Balta deri në gju! Shiu përkeqëson gjendjen e aksit rrugor Ura e

Me pellgje të thella e baltë, kjo është gjendja e aksit Ura e Matit-Rrëshen pas reshjeve të shiut që përfshinë zonën të enjten.

Gjendja më problematike paraqitet nga Ura e Matit e deri te lapidari i fshatit Zenisht, ku gropat e mbushura me ujë janë kthyer në shqetësim madhor për drejtuesit e automjeteve.

Sipas tyre, kjo rrugë mirëmbahet vetëm në prag fushatash elektorale, ndërsa nuk bëhet asnjë investim serioz. Drejtuesit e automjeteve u bëjnë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë për rikonstruksionin e rrugës, e cila është jetike për ta, pasi lidh disa fshatra me njëri-tjetrin.