AKTUALITET, 12 Shtator 2025, 13:56

"Diella' trazon politikën/ Begaj mandaton Ramën për ngritjen dhe funksionimin e ministres virtuale, Bardhi: Qesharake dhe antikushtetuese

"Diella' trazon politikën/ Begaj mandaton Ramën për

Për Gazment Bardhin, vendimi i presidentit Bajram Begaj për të mandatuar kryeministrin Edi Rama për ngritjen dhe funksionimin e ministres virtuale Diella është qesharake dhe antikushtetuese. Në një reagim në rrjete sociale, kreu i grupit parlamentar të PD-së thotë se një vendim i tillë bie ndesh gjithashtu me Kushtetutën, teksa përmend edhe nenet përkatëse.

“Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual "Diella", përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues. Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës.

Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii) që ka mbushur 18 vjeç; dhe (iii) është i aftë mendërisht (shih nenet 45 dhe 103 të Kushtetutës). Cilat nga këto cilësi ka ministrja "Diella"?!

Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë.”. ka shkruar Bardhi.

"Diella' trazon politikën/ Begaj mandaton Ramën për