TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nutricionisti Kapllan Sulaj ka folur rreth importit të mishit në vendin tonë
Duke qenë se Shqipëria nuk arrin të mbulojë nevojën e saj për mish, mishi shpesh importohet. Sipas Sulaj, zakonisht importimi i mishit bëhet nga Brazili dhe Argjentina, dy vende të cilat sipas tij ndonëse nuk janë të certifikuara nga BE i plotësojnë të gjitha standardet e higjienës.
“Ne kemi importuar dhe importojmë mish, kryesisht nga Brazili dhe Argjentina. Këta janë dy nga furnizuesit më të mëdhenj për mishin e gjedhit, por edhe të qengjit njëkohësisht. Unë dua të theksoj se Brazili dhe Argjentina i plotësojnë të gjitha standardet e higjienës. Por ato janë të pacertifikuara, nëse mishi do të vijë nga vende që janë të certifikuara nga Bashkimi Europian, nuk ka asgjë të keqe”,-tha Sulaj në Euronews Albania.