TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dan Hutra ekzekutoi me armë zjarri dje edhe Etleva Kurtin, 31-vjeçaren, e cila është motra Vladimir Kurtit, që aktualisht ndodhet pas hekurave për një vrasje të kryer.
Ajo u ekzekutua teksa ndodhej në oborrin e banesës së saj duke nderë rrobat, ndërsa e ëma ishte në kopshtin e banesës.
Të dyja, nënë e bijë, mësohet se jetonin të vetme pasi vëllezërit ishin larguar jashtë vendit për shkak të frikës nga gjakmarrja, nga vrasja që ka kryer Vladimir Kurti.
Një nga fqinjët e familjes Kurti, ka deklaruar për gazetarët këtë të enjte se krimi i ka tronditur, pasi nënë e bijë nuk kishin asnjë faj dhe madje as nuk ruheshin nga gjakësi, sipas asaj që përcakton Kanuni.
"Të vrasësh një njeri të pafajshëm duke nderë rrobat, kjo është katastrofë. Ajo familje e mirë, pati bërë djali një sherr ai po e vuan këtio të tjerët ca halli kanë?
Ça i ka gjet? Po ne nuk kemi shtet se të bësh një vrasje, dy tre e katër, atje në Greqi dha ministri i rrugës dorëheqjen kurse këtu cfarë bëhet këtu? Ministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ministri i drejtësisë, drejtori i policisë automatikisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Ka shëtit burri i huaj në gjithë Tiranën, çfarë bëhet me këtë shtet? Me ngjarjen jemi tepër të tronditur, se të vrasësh një vajzë 31 vjecare pa faj, krejt e pafajshme.
Kjo gruaja dhe vajza nuk janë ruajtur se sipas Kanunit të lekë Dukagjinit nuk vritet femra, nuk merr gjak te femra, gjakësi është nga Dibra e njeh Kanunin. Ka një vëlla të sëmurë e të tjerët janë larguar ngaqë janë në gjak, kaq dimë ne. Por shtet këtu nuk ka.
Vetëm me nënën e saj jetonte në banesë. Sot e kanë nisur për ta përcjellë për në banesën e fundit në Burrel, kishin 30 vite këtu"-tha fqinji.