TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak më parë në qytetin e Sarandës, teksa raportohet se një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa gruaja, e identifikuar si M.B është qëlluar me thikë në bark.
Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.