AKTUALITET, 24 Tetor 2024, 16:34

E rëndë në Kurbin/ 30-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, ja dyshimet

E rëndë në Kurbin/ 30-vjeçari gjendet i pajetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Kurbin, ku dyshohet se një 30-vjeçar është vetëvrarë me armë në banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në fshatin Gjormë.

“Më datë 24.10.2024, rreth orës 15:30, në fshatin Gjormë, dyshohet se në banesë është vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. H., 30 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.