TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy vëllezër shqiptarë janë sulmuar me thikë në mes të rrugës në Itali nga një i ri. Të plagosurit janë të moshave 27 dhe 29 vjeç, sipas mediave italiane.
Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e Podenones.
Ata kanë qenë duke ecur përgjatë rrugës bregdetare kur janë sulmuar me thikë nga një i ri. Njëri prej tyre u transportua në spital me helikopter me plagë në bark, ndërsa tjetri kishte plagë në kokë.
Deri më tani nuk dihen shkaqet, sakaq autoritetet italiane pohojnë se janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.