AKTUALITET, 23 Gusht 2024, 12:16

E ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Ramën: Mbështetje e palëkundur në rolin që Shqipëria ka për paqen dhe zhvillimin në rajon

E ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Ramën: Mbështetje e

E ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn është takuar me kryeministrin Edi Rama, për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve si aleatë të NATO dhe partnerë strategjikë.

VanHorn po ashtu ka rikonfirmuar mbështetjen e qeverisë së SHBA në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.

“Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin” thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.