TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivin Erjon Goxhara, i cili plagosi inxhinierin e ERE-së, Lorenc Kosta.
Polici Erjon Goxhara akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë. Ngjarja u regjistrua më 19 Gusht tek “Komuna e Parisit”, kur efektivi e qëlloi me armën e shërbimit inxhinierin.
Pas vetëdorëzimit në policinë e Tiranës, 46-vjeçari është shprehur se Kostën e pa rastësisht teksa po drekonte me vajzën.
“Para tavolinës tonë kaloi Lorenc Kosta dhe më provokoi. Ai kaloi dy herë para tavolinës sime dhe më ngacmonte gjithmonë që përballeshim dhe më thoshte s’më bën dot gjë mua sepse unë të heq nga puna. Kam çuar diku vajzën dhe jam kthyer dhe kam qëlluar ndaj tij. Nuk kam dashur ta vras dhe prandaj qëllova poshtë. Nuk e kam bërë me paramendim. Kam përdorur armën e shërbimit që mbaja me vete”, ka thënë ndër të tjera Goxhara në dëshminë e tij në polici.