AKTUALITET, 23 Gusht 2024, 10:45

Hipi si pasagjer, i riu i vjedh paratë taksistit nën kërcënimin e thikës

Hipi si pasagjer, i riu i vjedh paratë taksistit nën

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë.

I riu dyshohet se pasi ka hipur si pasagjer në një taksi nën kërcënimin e thikës i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan:

– M. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë pasagjer në një taksi, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë.