TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ishte në një aktivitet lidhur me sigurinë kibrenetike, ku fokusi ishte në teknologjinë amerikane në rrjetet kibernetike.
Në postimin e ndarë nga Ambasada amerikane, bashkangjitur me fotot, është dhe mesazhi i VanHorn gjatë aktivitetit, e cila thekson se siguria kibernetike teksa Shqipëra digjitalizohet është themelore.
Ajo shton, se para së të gjithash siguria kibernetike ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit përballë sulmeve kibernetike.
Postimi i Ambasadës së SHBA-së:
“Ndërsa Shqipëria digjitalizohet – nga shërbimet qeveritare te bankat dhe rrjetet energjetike – siguria kibernetike nuk është zgjedhje. Është themelore. Ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit në epokën digjitale.” – E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në një aktivitet që shfaqte teknologjinë amerikane në fushën e sigurisë kibernetike.