AKTUALITET, 31 Mars 2026, 14:58

Propozimi/ Tritan Shehu kërkon ligj si në Rusi, kundër "propagandës" LGBT: Po punojmë me juristë...

Propozimi/ Tritan Shehu kërkon ligj si në Rusi, kundër

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, kërkon që në Shqipëri të miratohet një ligj kundër asaj që ai e quan propagandë LGBT dhe pro abort. 

Shehu thotë se po punon me juristë për këtë ligj, i cili sipas tij duhet të ndalojë që në shkolla të përmendet ekzistenca e familjeve mes personave të së njëjtës gjini, personave trans, koncepteve të gjinisë fluide, koncepteve pro abortit, etj. 

"Duke ndaluar ne aresimin para universitar futjen ne tekstet shkollore, si dhe cdo propagande tjeter ne ato shkolla, te koncepteve “gender fluid”, te ndryshimit te seksit, per familjen homo, trans etj, te koncepteve prinder 1,2, te atyre ne favor te abortit, etj", shkruan deputeti. 

Rusia është një nga vendet ku ka ligje të rrepta që ndalojnë “propagandën e marrëdhënieve seksuale jotradicionale” ndaj të miturve, përfshirë edhe në shkolla, duke e klasifikuar një informacion të tillë si të dëmshëm për zhvillimin e fëmijëve.

Bashkimi Evropian dhe organet e tij për të drejtat e njeriut kanë dënuar vazhdimisht ligjet ruse kundër “propagandës” LGBT, përfshirë ato që synojnë në mënyrë specifike shkollat, duke i cilësuar si diskriminuese dhe si shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

Është e paqartë nëse propozimi i Shehut është një nismë individuale, apo një nismë zyrtare e Partisë Demokratike. 

Propozimi i deputetit Shehu 

"Miratimi i “Ligjit per Barazine Gjinore” nga Rilindja, qe i hap rruge konceptit “gender ideologjik” e “gender fluid” ne vend te “Gender biologjik”, per rjedhoje devijimit te familjes “nje burre, nje grua e me shprese femijet” drejt asaj homo-trans etj, apo nocioneve “Nene e Baba” drejt atyre “Prindi 1,2,3”, qe stimulon ndryshimin e seksit etj, ben te domosdoshme:
Miratimin sa me shpejt te nje Ligji per te mbrojtur moshen feminore e adoleshente, para universitare nga propaganda te tilla, ndesh keto me natyren njerezore, familjen e shenjte, egzistencen fizike te njerezimit, qe bazohet mbi riprodhimin, mbrojtjen e jetes etj.
Kjo inisiative ligjore, pa diskriminuar askend, synon per te mbrojtur ato mosha te pa pregatitura akoma, ndaj te tilla interferencash me disa masa:
1-Duke ndaluar ne aresimin para universitar futjen ne tekstet shkollore, si dhe cdo propagande tjeter ne ato shkolla, te koncepteve “gender fluid”, te ndryshimit te seksit, per familjen homo, trans etj, te koncepteve prinder 1,2, te atyre ne favor te abortit, etj.
2.-Duke ndaluar cdo propagande te tille ne ambjentet publike, ne emisionet mediatike, librat, revistat etj te dedikuara per ato mosha.
3-Duke ndaluar pjesemarjen e adoleshenteve deri ne 18 vjec ne aktivitet propagandistike te grupeve LGBTQ, trans, pro abortit, etj, qe synojne promovimin e atyre koncepteve.
4-Duke ndaluar cdo aplikim medikamentoz, kirurgjikal, invaziv apo jo, psikologjik, etj, qe kerkon te ndryshoje seksin e individeve deri ne 22 vjec, e lidhur kjo me moshen e pjekurise hormonale e seksuale.
5-Duke bere te detyrueshme miratimin me shkrim nga prinderit e nxenesve ne aresimin para universitar per cdo aktivitet, tekst, liber, filmate etj, qe mund te kene te tilla afersi, duke forcuar keshtu rolin e familjes ne edukimin e femijeve.
Ne lidhje me keto parime, si ligjberes, se bashku me juriste po punohet per pregatitjen e nje drafti ligjor.
Do te ishim shume te interesuar te na transmetoheshin edhe mendimet a propozimet tuaja per kete inisiative, perpara se te perfundojme draftin ligjor.
Lutemi te na dergonit keto nepermjet adreses E.Mail: [email protected]"