AKTUALITET, 31 Mars 2026, 18:01

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt. Ja shifrat

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt. Ja

Kursi i këmbimit i ka “thyer” të gjitha ndërhyrjet që Banka e Shqipërisë ka bërë në treg për të blerë euro gjatë 2025-ës. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë blerë 1 miliard euro nga banka e Shqipërisë, vlera më e lartë historike, në rritje me 94.2 milionë euro krahasuar me 2024-ën.

Për shkak të zhvlerësimit të fortë të monedhës evropiane, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë më shpesh në treg. Në raport thuhet se vjet vetëm për të stabilizuar kursin e këmbimit tërhoqi nga tregu 729.1 milionë euro, një shifër rekord historike, por përsëri nuk solli ‘qetësi’ në kursin e këmbimit, pasi pozitat e euros përballë lekut u dobësuan më tej. Euro e mbylli vitin 2025 duke u këmbyer me 96.5 lekë nga 98.3 lekë në vitin 2024, ndërsa ky muaj u mbyll me këmbim mesatar në 96 lekë.

Nga ana tjetër për të rritur rezervën valutore vjet u blenë 297.9 milionë euro, ndërsa objektivi ishte për të tërhequr 270-350 milionë euro për këtë qëllim.

Rezerva valutore ka arritur në vlera rekord sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, pasi muajin shkurt preku vlerën 7.3 miliardë euro, nga 6.9 miliardë euro që ishte vjet në shkurt. Rezerva valutore shërben për të shlyer borxhin e qeverisë në valutë, për të mbështetur tregtinë ndërkombëtare dhe për të parandaluar apo zbutur lëvizjet e forta të kursit të këmbimit.

Shkurt 2026    7,365 mln euro

Diferenca        +455 mln euro

Viti 2024       932.8 mln euro

Viti 2025       1,027 mln euro

Diferenca     +94.2 mln euro

Për rezervën valutore      297.90 mln euro

Për kursin e këmbimit     729.10 mln euro

Totali i blerjeve                1,027 mln euro