TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PS, Erion Braçe konfirmon se kandidimi i tij për Bashkinë e Tiranës është serioz dhe nuk ka asnjë hap pas.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale këtë të martë, deputeti socialist iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve të shumta që ka marrë ditët e fundit, ku shumë qytetarë e kanë pyetur nëse e ka seriozisht apo jo këtë ambicie.
“Po e kam seriozisht dhe do i shkoj deri në fund me ju bashkërisht. Nuk është ambicia ime personale, por një mundësi për ta zhvilluar qytetin në një dimension të ri”, u shpreh Braçe.
Ai theksoi se nuk është nga ata politikanë që bëjnë deklarata për efekt dhe më pas tërhiqen.
“Nuk më ka ndodhur ndonjëherë në një proces të mëparshëm apo qëndrim timin të mëparshëm që të vijë ky fluks mesazhesh. Kam parë që ka një pyetje që përsëritet shpesh ‘ a e ke seriozisht apo po tallesh me njerëzit?’ Unë nuk tallem kurrë me njerëzit, se kam bërë kurrë dhe nuk ka gjasë që të ndodhë me mua. Asnjëherë! Po e kam seriozisht dhe do i shkoj deri në fund me ju bashkarisht. Nuk është ambicia ime personale, nuk është interesi im personal por mendoj që kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, përfshirës, dhe ku gjithësecili gjen jo thjesht veten dhe jetën e tij por të mirën e tij” tha Braçe.
Vetëm pak ditë më parë, gjatë Asamblesë së njësisë nr. 5 në Tiranë, Braçe shpalli ambicien për të qenë kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, duke theksuar se nuk kërkon një post, por mundësinë për të punuar për qytetin.
Në zgjedhjet e majit të kaluar, ai u përfshi në listën e hapur për Tiranën vetëm pak muaj para votimit, dhe arriti të sigurojë 23.694 vota, duke u renditur i dyti më i votuar në kryeqytet dhe ndër më të votuarit në gjithë vendin.
Reagimi i plotë:
Jooo, nuk po tallem!
E kam seriozisht e do t'i shkoj deri në fund!
Bashkë me ju!
Së pari e mbi të gjitha shumë shumë faleminderit për mesazhet, mbështetjen përmes tyre, vlerësimin po mëres tyre, inkurajimin po përmes tyre;
Ju jam shumë shumë mirënjohës!
E dyta, dua t’i kërkoj ndjesë secilit ndër ju që më keni shkruar e nuk i kam kthyer një “FALEMINDERIT” pas; veçanërisht atyre që më kanë shkruar në Messenger te Facebook, në DM e Instagram; besoj që atyre në WhatsApp u jam përgjigjur të gjithëve.
Ndërkohë, mes mesazheve pyetja më e përsëritur është:
E ke seriozisht apo po tallesh me njerëzit?
Atëherë dy gjëra:
Nuk ka ndodhur kurrë që unë të tallem me njerëzit dhe nuk do të ndodhë ndonjëherë me mua kjo.
Poo! E kam seriozisht e do t'i shkoj deri në fund, bashkë me ju!
Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im personal– jam tërësisht i çliruar nga këto;
Por mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për t'a zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, përfshirës e ku gjithsecili gjen jo veten e tij, jo jetën e tij, por të mirën e tij!