AKTUALITET, 31 Mars 2026, 13:44

Konflikti/ “Jam nga Rusia”, estetistja ukrainase i refuzon shërbimin një shtetaseje ruse në Tiranë: Vendet tona janë në luftë

Konflikti/ “Jam nga Rusia”, estetistja ukrainase i refuzon

Gazetarja Anila Hoxha, e cila raporton historinë e veçantë, jep detaje nga dosja, duke thënë se rusja M.S., 25-vjeçe, kontaktoi përmes Instagramit një qendër estetike në Tiranë dhe la takim për trajtimin e thonjve.

Por më pas, e reja thotë, sipas gazetares Hoxha, se është pyetur “nga je?”. “Jam nga Rusia”, është prezantuar M.S. Në këtë moment, ajo është njoftuar se “nuk ju ofrojmë shërbime shtetasve rusë, se vendi ynë është në luftë me Rusinë”.

E pyetur nga komisionerët kundër diskriminimit, ukrainasja D.K. është shprehur se i vjen keq për përgjigjen, por ky reagim i ndodhi krejt spontanisht.

“Më vjen keq, por e bëra të ruaj mirëqenien shpirtërore timen dhe të stafit, sepse vendi im është në luftë”, deklaron ukrainasja që zhvillon biznesin në Tiranë, në afërsi të Komunës së Parisit.

Anila Hoxha raporton se aktualisht çështja është nën shqyrtim nga Komisioneri Kundër Diskriminimit dhe palët janë njoftuar për seancë.