TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 34-vjeçar është vënë në pranga pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe mashtroi një qytetare duke u prezantuar si agjent imobiliar.
Gjatë ndalimit, ai u kap duke qarkulluar me një pistoletë sportive në automjet, ndërsa në banesë iu gjetën edhe një palë targa të vjedhura.
Operacioni u zhvillua pas kallëzimit të një shtetaseje, e cila raportoi se kishte dhënë një shumë parash për t’i gjetur një banesë me qira, por ishte mashtruar. Pas veprimeve të shpejta hetimore, specialistët e Krimeve Ekonomiko-Financiare, së bashku me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, identifikuan dhe arrestuan shtetasin A. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Implikimi”.
Theu masën e sigurisë dhe mashtroi, duke u prezantuar si agjent imobiliar, arrestohet 34-vjeçari që lëvizte me pistoletë sportive, në automjet, dhe posedonte një palë targa të vjedhura.
Sekuestrohen arma sportive dhe targat.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas që i ishte prezantuar si agjent imobiliar, dhe për këtë arsye i kishte dhënë një shumë parash për t’i gjetur një banesë me qira, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Implikimi”.
Gjatë operacionit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli në automjetin me të cilin shtetasi A. G. lëvizte në rrugën “Kastriotët”, në momentin e kapjes, u gjet 1 armë sportive (pistoletë) që mbahej pa leje, ndërsa nga kontrolli në banesën e këtij shtetasi u gjet një palë targa që nga verifikimet rezultojnë të vjedhura.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 34-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.