AKTUALITET, 11 Dhjetor 2025, 22:35

Lala dhe Zogaj pro zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK, Bushati: T’ua shkurtojmë mandatin!

Lala dhe Zogaj pro zgjatjes së mandatit të prokurorëve të

Analistët e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, të pyetur për nevojën e zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK, dhanë mendime të ndryshme. Ndërsa Bushati u shpreh kategorikisht kundër, Lala dhe Zogaj thanë se duhet t’u zgjatet mandati i prokurorëve  

Pjesë nga biseda

Klodiana Lala: Prokurorëve duhet t’u jepet mundësia të rizgjidhen por të kalojnë filtrin e vettingut. Ndoshta edhe me kritikë nga shoqëria civile, si Bushati… Ata janë të specializuar. Se cfarë do të ndodhë deri në 2028 nuk e di. Por vijimësia e SPAK duhet ndarë nga mandati i prokurorëve.

Andi Bushati: Bëmë monstruozitet me reformën, të ndërrojmë kushtetutën për të zgjatur mandatin e këtyre, them po e ndërruam kushtetuën ne t'ja shkurtojmë këtyre.

Preç Zogaj: SPAK ka tre vite, që nuk janë pak. Në tre vitet e Dumanit arritën shumë. Për të thelluar ato që u bënë. Nëse situata do të jetë e tillë, me rezultate, nëse do të ketë problematika, edhe parlamenti, edhe partnerët, mund tia zgjasin mandatin. Për momentin le ti gëzohemi këto 3 vjet. Ata që e kanë sulmuar ose duhet të mbështesin SPAK-un, ose të përballen me administratën Trump. E kam fjalën për ata që akuzuan demokratët në Amerikë për reformën në drejtësi.