AKTUALITET, 11 Dhjetor 2025, 23:52

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, kandidati i PD-së, Besim Ndregjoni: Vazhdon ende lufta e klasave ndaj të përndjekurve politikë

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, kandidati i PD-së, Besim Ndregjoni:

Besim Ndregjoni, njëri prej 6 kandidatëve të PD-së për postin e Avokatit të Popullit, u shpreh i revoltuar pas zgjedhjes së Endri Shabanit. Gjatë një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Ndregjoni deklaroi se kjo tregon se ende vazhdon lufta e klasave ndaj të përndjekurve politikë, ku ai bën pjesë.

“Nuk e ka të lehtë as PD as PS zgjedhjen e Endri Shabanit. Ndërkombëtarët kanë shprehur shqetësim të jashtëzakonshëm. Në 2025 vazhdon ende lufta e klasave ndaj të përndjekurve politikë.

Gjithë politika shqiptare ka 35 vjet që nuk i dënon krimet e komunizmit, unë përfaqësoj këtë shtresë fisnike kësaj politike në luftën e klasave ndaj të përndjekurve politikë.

Mesazhi im është: Shqiptarë ruani lirinë nga komunistët që kanë marrë lirinë peng. Liria është peng i kësaj klase antishqiptare, antidemokratike”- tha Ndregjoni.