TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adriatik Lapaj, gjatë një prononcimi për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se Edi Rama përdori Endri Shabanin, për të sabotuar hyrjen e tij në Parlament dhe sot e shpërbleu duke e bërë Avokat Populli.
Lapaj ka nisur të protestojë para zyrës së Ramës duke fjetur aty bashkë me disa të rinj të tjerë, të cilët kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.
Biseda:
Adriatik Lapaj: Ai (Rama) është i shqetësuar sepse e di ç'do të thotë të të vijnë poshtë zyrës njerëz që bashkohen në palcë të dimrit për të fjetur dhe rezistuar përballë, pasi gjërat janë shumë keq. E nisa i vetëm, por tashmë në ditën e tretë po shtohet numri i të rinjve, që qëndrojnë këtu gjithë natën dhe brenda pak ditësh do të jetë sasi e jashtëzakonshme njerëzish. Po flasim përballë regjimit tragjikomik të Ramës, që ka shkaktuar gjendje tragjike në realitetin e jetës tonë të përditshme, duke na thënë që gjykata shqiptare nuk pezullon dot ministren, se nuk qeveriset dot vendi. Të gjithë e dimë se KM mund të emërojë dhe shkarkojë ministra, ky mund të shkarkojë Ballukun dhe të vazhdojë, por i ka ngelur sharra në gozhdë dhe ka kaluar në mbrojtje kolektive. Nga reagimi i shoqatës së gjyqtarëve, për herë të parë, si kurrë më parë, iu bë me dije të mos zgjasë gjymtyrët e tyre. Ai është individi që bashkë me një njeri krejt pa vlera (Endri Shabani), që i binte gjoksit si njeri kundër sistemit, sot dëshmoi se pengoi lëvizjen tonë me 64 mijë vota. Autori i kësaj ishte Edi Rama.
Ylli Rakipi: Në këtë moment po votohet partneri yt, po bëhet Avokat Populli, mos duhet të ndryshosh trajektore, të hedh ai një gjë, me ndihmën edhe të opozitës?
Adriatik Lapaj: Ti zoti Rakipi e di mirë, që ai përmes të dërguarve të vet më ka kërkuar të bëhem pjesë e qeverisë dhe e kam refuzuar. Ai ka dërguar njerëz të bëhesha palë, duke ofruar disa poste dhe e kam refuzuar. Pasi më kanë kërcënuar dhe shantazhuar, kanë bërë telenovelën e shëmtuar, me të futurin e vet, tradhtarin, që tani i doli koka. Regjimi i Ramës po çmontohet në sytë e shqiptarëve. Edi Rama, është regjisor dhe skenarist i asaj shëmtie që bëri me atë që sot po zgjedh Avokat Populli, nuk ka shqiptar që nuk kupton pazarin e tyre, për të ndalur një zë të vërtetë dhe përfaqësues të mandatit më të votuar në historinë e Shqipërisë.